Megjithëse esetë qe publikohen ketu janë shkruar në data të ndryshme – e disa prej tyre datojnë vite më parë, në mendjen e autorit vihet re një unitet i pikpamjes, qëllimit dhe idesë, i cili shpreson se do të ndihet nga lexuesit e tij. Uniteti i opinionit qëndron në këndvështrimin e një historiani që e sheh universin si gjithçka që ekziston në të – shpirtrat, trupat, përvoja dhe ngjarjet si një lëvizje e pakthyeshme në hapësirën kohore. Qëllimi i përbashkët që përshkon këtë seri artikujsh është të fitojmë një ndriçim të thellë të kuptimit të këtij spektakli misterioz.
Është thënë e perceptuar që universi bëhet i kuptueshëm në masën e aftësisë sonë për ta kapur atë si një te tërë. Kjo ide ka pasoja praktike për metodën historike. Një fushë e kuptueshme e studimit historik nuk mund të gjendet brenda ndonjë kornize kombëtare; ne duhet të zgjerojmë horizontin tonë historik për të menduar në termat e një civilizimi të tërë. Por kjo kornizë e gjerë është akoma shumë e ngushtë, sepse civilizimet, ashtu si kombet, janë shumës, jo njëjës; ka civilizime të ndryshme që takohen, dhe nga takimet e tyre, lindin shoqëri të një specie tjetër e religjione të mëdha në këtë botë. Sidoqoftë, ky nuk është fundi i kërkimit të historianit, sepse asnjë religjion nuk është i kuptueshem vetëm në kontekstin e kësaj bote. Historia e zakonshme e religjioneve të mëdha është një aspekt i jetës së Mbretërisë së Qiellit (Kingdom of Heaven), nga e cila kjo botë është thjesht një krahinë. E ja keshtu historia kalon në teologji. E në fund ‘Atje lart do të kthehemi të gjithë’.
Bota po ndryshon, duam apo s’duam ne. Ne na takon që nëpërmjet mendimit dhe veprimit të bëjmë që ndryshimi të mos materializojë makthet, por aspiratat tona.
Autori