This site uses cookies. By continuing to browse the site you are agreeing to our use of cookies.
Proletkult
Rishqyrtim i “Fermës së kafshëve”
Më shumë se një novelë në kuptimin e zakonshëm, vepra është qartazi një fabul po...
Or register with email
Join our subscribers list to get the latest news, updates and special offers directly in your inbox
admin Jul 14, 2020 0 12
Më shumë se një novelë në kuptimin e zakonshëm, vepra është qartazi një fabul po...
Total Vote: 9
Partia Socialiste (Edi Rama)
Skulptura, poezia, dhe veprat e filozofisë vlejnë këtu më shumë sesa tekstet e ligjeve dhe traktateve; e kjo krijon një ndjenjë proporcioni në mendjen e një historiani si Arnold Toynbee që ushqehet me historinë Greko-Romake; sepse siç mund ta shohim më lehtë nga perspektiva e kohës që ka kaluar sesa e shohim në jetën e brezit tonë - veprat e artistëve dhe njerëzve të letrave tejkalojnë veprat e biznesmenëve, ushtarëve apo burrave të shtetit. Poetët dhe filozofët i tejkalojnë historianët; ndërsa profetët dhe shenjtorët i tejkalojnë të gjithë. Shpirti i Agamemnonit dhe Perikliut ndjekin botën e sotme me hirin e fjalëve magjike të Plomerit dhe Thukididit, e kur Homeri e Thukididi nuk do te lexohen më, është e sigurt të profetizohet se Jezusi, Muhameti, Buda dhe Sokrati do të mbeten akoma të freskët në kujtesën e brezave në pafundësi.
Ruso e fillon vepren e tij "Discours sur l'origine de l'inegalité" (1755; Diskursi mbi origjinën e pabarazisë) duke dalluar dy lloje pabarazish, ajo natyrore dhe ajo artificiale, e para lind nga ndryshimet qe ekzistojne midis njerezve si në fuqi fizike, inteligjencë etj, kurse e dyta lind nga ligjet apo konventat kushtetuese që rregullojnë jeten e shoqërise. Janë pabarazitë e kësaj të fundit që ai vendosi të shpjegoje e artikuloje. Duke adoptuar menyren per te cilen mendoi se ishte metoda e duhur "shkencore" për të hetuar origjinën e pabarazise, Ruso përpiqet të rindërtojë fazat më të hershme të jetës njerëzore. Ai sugjeron që njerëzit e pare nuk ishin qenie sociale te qeverisura ne kuptimin e organizimit te shoqerise si ne kohet moderne, por plotësisht të veçuar, dhe në ketë kontekst pajtohet me mendimin e Thomas Hobbes për gjendjen natyrore te njeriut. Por në ndryshim nga pikëpamja e pesimistit anglez se jeta njerëzore në një gjendje të tillë duhet të ketë qenë "e dobët, e keqe, brutale dhe e shkurtër", Ruso pohon se njerëzit ne fillimet e tyre (i cileson si shoqeria origjinale), megjithëse i konceptoi si të veçuar, ishin të shëndetshëm, të lumtur, të mirë dhe të lirë. Veset njerëzore, argumenton Ruso, filluan te shfaqen tek njeriu vetem kur organizimi i shoqërise moderne filloi te merrte formen e saj.
Në një demokraci liberale, ku populli sovran zgjedh një herë në katër vjet përfaqësuesit e tij, problemi i përfaqësimit mbetet një çështje delikate së cilës është gati e pamundur t’i jepet zgjidhje brenda strukturës kushtetuese ekzistuese. Problemi është gjithnjë i njëjtë: mospërfaqësimi i interesave të popullit në institucione; nënshtrimi për të mos thënë përdhosja e parlamentit nga ekzekutivi; alternativa të vendosura nga lart, nga kryetarët e partive; përfaqësues të korruptuar, të papërgatitur dhe pa dinjitet që mbrojnë interesat e të privilegjuarve etj. Shto këtu që paradoksalisht në një sistem të tillë të përfaqësuarit mbahen gjithnjë fajtorë për të tillë përfaqësues që të tjerët ua kanë rezervuar si alternativa të detyrueshme, duke i dhënë këtij rrethi vicioz një pamje sa qesharake aq dhe absurde.
admin Mar 29, 2025 0 39
admin Feb 20, 2021 0 30
admin Aug 13, 2022 0 30
admin Mar 29, 2025 0 16
admin Feb 28, 2025 0 16
admin Mar 29, 2025 0 39
admin Feb 12, 2025 0 11
admin Jan 14, 2024 0 8
admin Dec 1, 2023 0 14
Politikat kejnesiane nuk kanë qenë thjesht një shumë parash për t’u hedhur në ekonomi me funksion anticiklik, por nënkuptonin, që të ishin funksionale, një ndryshim politik radikal në krahasim me kapitalizmin e hegjemonisë financiare të shekullit të shkuar: kontrolli i hekurt i financës (dhe i lëvizjeve të kapitaleve që, tani, po tërhiqen në mënyrë shumë të shpejtë, për shkak të virusit, nga vendet në zhvillim) për shkak se nëse lihet e lirë të shtrihet dhe të zgjerojë pushtetin e aksionarëve dhe të investitorëve financiarë të cilët ndajnë mes tyre rentën, nuk mund ta shmangë përsëritjen e katastrofave të luftërave, luftërave civile dhe krizave ekonomike të fillimit të shekullit XIX. Keynes-i, i cili i njihte mirë këta plehra, thoshte se për të “garantuar fitimin, ata janë të gatshëm të shuajnë diellin dhe yjet”. Ndërhyrjet e bankave qendrore nuk e prekin aspak këtë logjikë, por veç sa e konfirmojnë. Duhet të presim më të keqen. Mjafton ta shtyjmë pak më tej këtë logjikë (por vërtet pak, jua siguroj) dhe do të njohim forma të reja gjenocidi të cilat “intelektualët” e ndryshëm të pushtetit nuk do të dinë më pas si t’i shpjegojnë (“e keqja e panjohur”, “përgjumja e arsyes”, “banaliteti i së keqes” etj.)
This site uses cookies. By continuing to browse the site you are agreeing to our use of cookies.